Çmimi i arit ka shënuar rënie të madhe në tregjet ndërkombëtare, duke humbur rreth 33% të vlerës krahasuar me nivelin rekord të janarit 2026.
Çmimi i një unce ari ka rënë nga 5.595 në 3.730 dollarë, ndërsa rënia është reflektuar edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut.
Aktualisht, një gram ar 24-karatësh kushton 6.734 denarë, ai 22-karatësh 6.173 denarë, ndërsa ari 18-karatësh 5.051 denarë. Vetëm gjatë ditës së fundit, një uncë është liruar për rreth 587 denarë.
Rënia lidhet me forcimin e dollarit, inflacionin dhe pritjet për rritjen e normave të interesit në SHBA.
Çmimet më të ulëta favorizojnë blerësit e arit, por shkaktojnë humbje në vlerën e kursimeve dhe investimeve ekzistuese.