Emir Sulejmani kërkon transparencë: “Para se të kërkosh dorëheqje të Ali Ahmetit, tregoju qytetarëve borxhin e komunës”
Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka reaguar pas deklaratave politike ku është përmendur emri i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke kërkuar më shumë transparencë për gjendjen financiare të komunës që drejtohet informon Tetovasot.
Sulejmani ka theksuar se vëmendja publike nuk duhet të përdoret vetëm për deklarata politike, por duhet të shoqërohet me të dhëna konkrete për qytetarët.
“Para se t’i kërkosh dorëheqjen Ali Ahmetit, tregoju qytetarëve se sa ka arritur borxhi i komunës që drejton”, është mesazhi i tij.
Sipas Sulejmanit, qytetarët meritojnë të dinë gjendjen reale financiare të komunës dhe nivelin e obligimeve të krijuara, duke kërkuar që shifrat të bëhen publike.
Emir Sulejmani ishte kandidat për kryetar të Komunës së Zhelinës në zgjedhjet e fundit lokale.