Goditje për xhepat e qytetarëve: Maqedonia me gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me standardin jetësor!
Maqedonia e Veriut ka gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me fuqinë blerëse të popullsisë, sipas raportimit të Skopjeinfo.mk.
Edhe pse çmimi nominal i gazit mund të jetë më i ulët se në disa vende evropiane, të ardhurat më të vogla bëjnë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut ta përballojnë më rëndë këtë kosto.
Çmimi i energjisë rëndon mbi buxhetet familjare, duke nxjerrë në pah dallimin mes kostos së jetesës dhe fuqisë blerëse.