Kryeministri Tusk e quan akt terrorist sulmin me 9 viktima në Krakov: S’kemi pasur rast kaq drastik në Poloni





Kryeministri polak, Donald Tusk, e ka cilësuar si akt terrorizmi sulmin me armë në Krakov, qytetin e dytë më të madh në Poloni.

“Deri më tani, në Poloni nuk kemi pasur raste kaq drastike të terrorizmit”, u tha Tusk gazetarëve në Krakov.

“Ky sulm mizor ndaj jetës së njerëzve këtu në Krakov duhet të cilësohet ashtu siç është: terrorizëm”, shtoi ai.

Tusk bëri të ditur se trupat e pajetë të dy grave dhe një burri, të gjetur në shtëpinë e autorit të dyshuar, u zbuluan përmes pamjeve të realizuara nga droni.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo