E përuruan me Bismilah dhe qiftelia rrugën në Pirok, por nuk e përfunduan me Elhamdulillah- Ja puna e VLEN-it (VIDEO)
E nisën me “Bismilah”, por nuk e përfunduan me “Elhamdulilah”! Kjo është rruga në fshatin Pirok të Komunës së Bogovinës, të cilën vetëm dy ditë më parë e përuruan me ceremoni zyrtare funksionarët e VLEN-it.
Në këtë ceremoni morën pjesë dy liderët e koalicionit, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të shoqëruar edhe nga ministra e funksionarë të tjerë.
Por, përtej fjalimeve dhe videos zyrtare të promovimit, pamjet nga terreni tregojnë një realitet tjetër.
“Ndërtimi i rrugëve është një sinjal se VLEN-i po punon edhe në viset shqiptare”, ishte mesazhi i promovimit. Por çfarë është realizuar në të vërtetë?
Sot, në të njëjtën rrugë që u promovua me aq bujë, shihet se projekti përfundon në gjysmë dhe rruga nuk vazhdon më tutje. Pikërisht këtu përfundon edhe ajo që funksionarët e VLEN-it e prezantuan si sukses.
Qytetarët e Pirokut kanë reaguar duke ironizuar ceremoninë, me pretendimin se në përurim kishte më shumë funksionarë sesa asfalt në rrugën e shtruar.
Portali TS, kontaktoi dy herë kryetarin e komunës së Bogovinës Feti Abzain për të pyetur se pse rruga nuk ka përfundin dhe ku çon kjo rrugë e promovuar me qifteli. Por Abazi ishte i pakapshëm për TS.