“31 shtete, një mision”, paqeruajtësit e KFOR-it marrin pjesë në marshimin tradicional të ushtrisë daneze
Paqeruajtësit e KFOR-it kanë marrë pjesë në marshimin tradicional “DANCON March”, të organizuar në Kampin Novo Selo në Kosovë.
Ky aktivitet, i cili mbështetet në një traditë shumëvjeçare të ushtrisë daneze, synon të testojë qëndrueshmërinë fizike të pjesëmarrësve dhe të forcojë bashkëpunimin ndërmjet ushtarëve të kontingjenteve të ndryshme.
Përmes një njoftimi, KFOR-i ka bërë të ditur se marshimi shërben edhe për forcimin e frymës ekipore dhe lidhjeve ndërmjet paqeruajtësve që shërbejnë në Kosovë.
Reklamë
Sipas misionit të udhëhequr nga NATO, aktiviteti ndërthur sfidën fizike me mundësinë për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe.