
Një 37-vjeçar nga Gostivari është arrestuar në orët e para të mëngjesit pasi u kap duke drejtuar një automjet BMW pa leje drejtimi, raporton TetovaSot.
Kontrolli policor u krye në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, ku u konstatua se ai nuk kishte kaluar provimin për shofer.
Siç mëson TetovaSot, automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.