Natë zjarresh në Rusi, sulmohen një rafineri nafte dhe fabrika Proton.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo ku ruheshin vajra dhe polimere në Rostov-on-Don, duke përfshirë një sipërfaqe prej 8.000 metrash katrorë. Ministria ruse e Situatave të Emergjencës e ka konfirmuar zjarrin.
Ndërkohë, rafineria e naftës e kompanisë Rosneft në Saratov është përfshirë nga flakët pas një serie sulmesh me dronë. Një re e dendur tymi ka mbuluar qytetin e Saratovit.
🔥 Night of fires in Russia: warehouses burn in Rostov, strikes on an oil refinery and the Proton plant
A massive fire broke out at a warehouse storing oils and polymers in Rostov-on-Don, engulfing 8,000 square meters. Russia’s Emergency Situations Ministry confirmed the blaze.… pic.twitter.com/GbDHokzG8A
— NEXTA (@nexta_tv) November 7, 2026
Në qytetin e Oryolit, një sulm me raketë ka dëmtuar disa objekte industriale. Sipas analistëve të OSINT-it, objektivi i mundshëm mund të ketë qenë fabrika Proton, e cila prodhon komponentë elektronikë.
Shpërthime dhe aktivizim i sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore janë raportuar edhe në Belgorod.
Shkalla e dëmeve dhe rezultatet e sulmeve janë ende duke u vlerësuar. /Telegrafi/