Në Budva ministri Shasivari takon edhe homologen kosovare, Donika Gërvalla





Në kuadër të Forumit Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, në Budva, zhvillova një takim bilateral me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional në fushën e drejtësisë, me fokus të veçantë në shkëmbimin e përvojave, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e reformave në përputhje me standardet evropiane.

Kosova është partner i rëndësishëm për vendin tonë. Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i vazhdueshëm, konkret dhe i orientuar drejt rezultateve, në funksion të institucioneve më efikase dhe drejtësisë që garanton besimin e qytetarëve.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve janë një bazë e fortë për bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo