EVN romët i quanë “CIGANI”, reagon ashpër Ilas Laskovica





Pas publikimit të fotografisë ku në shënimet e EVN Maqedoni përdoret termi fyes “CIGANI” për identifikimin e vendbanimeve rome, ka reaguar edhe Ilas Laskovica.

Ai e ka cilësuar të papranueshme përdorimin e terminologjisë që fyen, poshtëron dhe stigmatizon një komunitet të tërë etnik, duke kërkuar nga kompania energjetike sqarim publik dhe largimin e menjëhershëm të kësaj terminologjie, përcjell TS.

“DISKRIMINIMI NUK DUHET TË JETË PJESË E GJUHËS DHE PRAKTIKËS SË KOMPANIVE DHE INSTITUCIONEVE!
Fotografia që u bë publike ngre një çështje serioze lidhur me mënyrën se si EVN i emërton vendmatjet e energjisë elektrike.
Është e papranueshme të përdoret terminologji që fyen, poshtëron dhe stigmatizon një komunitet të tërë etnik.
Nga EVN presim një sqarim publik dhe largimin e menjëhershëm të kësaj terminologjie të diskutueshme.
Përkatësia etnike nuk duhet të jetë kurrë arsye për fyerje dhe diskriminim!” ka shkruar Laskovica.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo