Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite





“Sapo mora lajmin nga zyrtarët sauditë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë mund të përfitojnë nga procedura e lehtësuar për pajisjen me vizë turistike elektronike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) për në Arabinë Saudite.
Kjo ishte një nga çështjet kryesore që i diskutuam gjatë vizitës sonë në Arabinë Saudite.
Falënderoj mikun tim dr. Rashid Sherif, zv/kryetar i Mexhlis al Shuras në Arabinë Saudite
dhe mikun tim, shkëlqesinë e tij Velid et Tujxhri për mundim dhe angazhimin rreth kësaj çështjeje.
Lehtësojmë lëvizjen e qytetarëve, hapim dyer të reja bashkëpunimi, si në aspektin ekonomik dhe turistik.
Po punojmë intensivisht që të hapim edhe ambasadat tona në vendet respektive, duke i kontribuar më shumë lidhjes, bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët” ka shkruar Adnan Azizi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo