Kurti: Dehari “u mbyt” në burg! Familja dhe LVV kërkojnë zbardhjen e vdekjes në paraburgim





Dhjetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, rasti vijon të mbetet pa një përgjegjës para drejtësisë. Kryeministri Albin Kurti e cilësoi vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes si mbytje në burg, duke akuzuar institucionet e kohës për deklarata të nxituara dhe hetime që, sipas tij, nuk kanë zbardhur të vërtetën.

Dhjetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, e vërteta për rrethanat e humbjes së jetës së tij vijon të jetë e pazbardhur.

Në përvjetorin e dhjetë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i ish-aktivistit të Vetëvendosjes, duke e cilësuar ngjarjen si mbytje në burg.

Kurti riktheu vëmendjen te mënyra se si u trajtua çështja nga institucionet e drejtësisë, duke përmendur ndërrimin e pesë prokurorëve gjatë hetimit dhe deklaratat e bëra në orët e para pas vdekjes së Deharit.

Astrit Dehari humbi jetën më 5 nëntor 2016, ndërsa mbahej në paraburgim nën dyshimet për përfshirje në sulmin me granatahedhës ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Autoritetet e cilësuan fillimisht vdekjen si vetëvrasje, ndërsa familja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë version, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo