Shoferi sillet në mënyrë agresive ndaj policisë në Gostivar, rezulton edhe nën ndikimin e alkoolit





Një 32-vjeçar nga Vrapçishti është arrestuar pas një kontrolli rrugor në Gradec.
Sipas policisë dhe informacioneve të siguruara nga Tetovasot, O.A. po drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të huaja kur u ndalua nga policia.
Ai reagoi në mënyrë agresive dhe ofendoi zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Alkotesti tregoi se kishte 0.76 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ndërmerren masat ligjore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo