Një punonjës sigurimi në një kazino në Tetovë është arrestuar pasi dyshohet se ka penguar policinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, më 5 nëntor rreth orës 01:20 është arrestuar D.C. (43) nga Shkupi.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Tetovasot do të vijojë të ndjekë zhvillimet lidhur me këtë rast.