Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027





Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc të Kumanovës, së bashku me myftiun Abedin Imeri dhe drejtorin e Qendrës Nacionale të Konservimit, Aleksandar Jordanoski.

Gjatë vizitës, Sulejmani u njoh me fazën e parë të punimeve të përfunduara nga Myftinia dhe hapat e mëtejshëm për mbrojtjen e objektit.

“Projekti për këtë xhami do të jetë pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2027”, ka bërë të ditur Sulejmani.

Ai zhvilloi takim edhe me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me të cilin diskutoi për ndërtimin dhe rregullimin e rrugës hyrëse drejt xhamisë. Për këtë çështje tashmë është nënshkruar marrëveshja për blerjen e tokës.

Sulejmani theksoi se do të vazhdojnë angazhimet institucionale për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo