Policia arreston një shtetas të Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumentesh





Një shtetas i Republikës së Taxhikistanit është arrestuar në Tetovë nën dyshimin për falsifikim dokumentesh, mëson Tetovasot.

Sipas policisë, më 4 nëntor rreth orës 17:00, zyrtarët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria A.L.I. (28).

Ai dyshohet për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”, sipas nenit 378 të Kodit Penal.

Tetovasot mëson se personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të zhvillohet procedura përkatëse ligjore.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo