Mexhiti: Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet





-Jemi dakorduar që të jemi të fokusuar dhe të angazhuar për zgjidhje, për punë dhe për realizimin e projekteve, e jo për zgjedhje, tha bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në pyetjen nëse pritet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21. I pyetur për qëndrimet e VMRO-së ndaj VLEN-it pas zgjedhjeve në Bërvenicë, Mexhiti tha se qeveria ka kapacitet që mosmarrëveshjet eventuale t’i tejkalojë brenda kornizave të qeverisë.

“Me kryeministrin Mickoski kemi takime të rregullta. Ne jemi një qeveri, por jemi partnerë në qeveri. Jo gjithmonë mendojmë njësoj. Ka momente kur mendojmë edhe ndryshe. Ka raste kur përplasemi në mendime dhe qëndrime, por qeveria ka kapacitet demokratik që këto çështje t’i mbyllë brenda saj dhe të ecë përpara. Pra, jemi të fokusuar te zgjidhjet dhe jo te zgjedhjet. Takohemi vazhdimisht. Kjo nuk është lajm, sepse ne takohemi rregullisht”, tha Mexhiti.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo