Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura





Penzionistët që marrin pensionin përmes Alta Banka Manastir përballen me vështirësi për ta transferuar pensionin në një bankë tjetër. Për këtë kërkohet shlyerje (otpis) nga Alta Banka, por sportelat e bankës janë të mbyllura, gjë që e bën procesin të pamundur ose shumë të vështirë për momentin.

Kjo situatë lidhet me masat e përkohshme të administrimit që Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut ka vendosur mbi Alta Banka SHA Manastir. Sportelat janë mbyllur për klientët, ndërsa tërheqjet e parave janë të kufizuara (zakonisht deri në 10.000 denarë në javë për ata që kanë kartë).

Rreth 11.500 penzionerë marrin pensionin përmes kësaj banke, prej të cilëve rreth 3.500 nuk kanë kartë pagese. Për ta, Banka Kombëtare ka njoftuar se po përgatitet një zgjidhje e veçantë (sportela të posaçme) që do t’u lejojë tërheqjen e deri në 20.000 denarë njëherësh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo