VLEN: Rritja e pagave vazhdon, 10 për qind për Armatën

Qeverisja VLEN çdo ditë sjell gjëra që ua lehtësojnë jetën qytetarëve. Nga një janari i vitit 2027, për pjesëtarët e Armatës dhe punonjësit tjerë është paraparë rritje prej 10 për qind e pagave dhe shtesave.

Gjatë mandatit tonë, pagat janë rritur edhe në arsim, shëndetësi, polici dhe shumë sektorë tjerë.
Punonjësit e arsimit kanë përfituar rritje prej 5 për qind në tetor të vitit 2024, 7 për qind në mars të vitit 2025 dhe 7,5 për qind në mars të këtij viti. Bashkë, këto rritje arrijnë në mbi 20 për qind. Po ashtu, me nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me Universitetin e Tetovës dhe Universitetin “Nënë Tereza”, kemi sjellë paga më të larta për stafin akademik dhe administrativ.

Në shëndetësi, pas valës së parë të rritjes prej 10 për qind në nëntor të vitit 2024, pasuan edhe 5 për qind në mars të vitit 2025 dhe 6 për qind në mars të vitit 2026. Gjithsej, pagat janë rritur për mbi 22 për qind.

Rreth 12 mijë punonjës të MPB-së me paga më të larta! Pas rritjes prej 10 për qind në mars të vitit 2025, nga marsi i këtij viti marrin edhe afër 1.700 denarë më shumë çdo muaj.

Edhe paga minimale është rritur këtë vit, ndërsa paga mesatare ka arritur në rreth 800 euro, me synimin që të arrijë në 1.000 euro.
Po punojmë që punonjësit e angazhuar prej vitesh me kontrata të kenë më në fund një vend pune të përhershëm. Për këtë kemi propozuar edhe ligjin që do t’i japë fund kësaj padrejtësie.

I gjithë angazhimi ynë është që çdo qytetar të jetojë më mirë, me të ardhura më të larta dhe më pak pasiguri për të nesërmen e tyre.

VLEN-i n’punë!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo