A do të kenë pasoja për Kremlinin rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit?“Trump do të mbetet president deri në fund të mandatit të tij dhe do të zbatojë politikën e tij të jashtme”, raporton gazetari i BBC-së, Steve Rosenberg t’i ketë thënë të hënën Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.Mesazhi dukej se ishte: pavarësisht rezultatit, Moska pret që gjërat të vazhdojnë si zakonisht, shkruan Rosenberg pasi rezultatet tregojnë se republikanët e Trumpit kanë humbur në zgjedhjet e së martës (03.11.2026) kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.Ndonëse presidenti Trump mund të mos ketë ofruar pikërisht atë që dëshiron Rusia – një marrëveshje paqeje për Ukrainën, të nënshkruar e të vulosur sipas kushteve të Rusisë – politika e tij e jashtme ka sjellë mjaft zhvillime pozitive për Kremlinin.Së fundmi, presidenti amerikan pezulloi disa sanksione kundër Rusisë, ra dakord për blerjen e naftës ruse dhe është treguar shumë më kritik ndaj presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sesa ndaj Vladimir Putinit, kujton RosenbergMegjithatë, në fillim të kësaj jave, gazeta ruse “Nezavisimaya Gazeta” parashikoi se nëse republikanët humbin kontrollin e Kongresit, Trump do të “zhytet në hetime të shumta të nisura nga demokratët” dhe se “ka pak gjasa që ai të jetë në gjendje të ndjekë politikat që i konsideron të duhura, përfshirë ato që lidhen me Rusinë”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com