TAKIMI I KRYETARIT GASHI ME AMBASADOREN E SAPO EMËRUAR BRITANIKE, MAJA SIVANJANAM





Sot, në Kuvend u zhvillua takimI ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe ambasadores së sapoemëruar britanike, Maja
Sivanjanam. Në fillim të takimit, kryetari Gashi i uroi ambasadores mirëseardhje të ngrohtë
në vendin tonë, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe vazhdimësi të bashkëpunimit
të shkëlqyer ndërmjet Kuvendit dhe Ambasadës Britanike.

Kryetari theksoi dinamikën zhvillimore shumëdekadëshe të marrëdhënieve dypalëshe
ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat
zhvillohen përmes formave konkrete të bashkëpunimit në projekte dhe në nivel institucional.
Si bashkëpunim të veçantë veçoi atë me Fondacionin Vesminster për Demokraci, përmes
të cilit fuqizohen funksionet e Kuvendit dhe të Shërbimit të Kuvendit. Shprehu pritshmëri për
vazhdimin e realizimit të bashkëpunimit në nivel të kryetarëve të parlamenteve, grupeve
parlamentare të bashkëpunimit në të dy parlamentet, si dhe shkëmbimit ndërmjet
komisioneve të praktikave dhe përvojave më të mira.
Ambasadorja Sivanjanam shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e rëndësishëm me
Kuvendin, të cilit do t’i kushtojë vëmendjen e duhur gjatë mandatit të saj. Me këtë rast, ajo e
informoi kryetarin Gashi për prioritetet dhe fushat kryesore të angazhimit të saj në
periudhën e ardhshme, me theks të veçantë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve
diplomatike dhe të bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh ndërmjet dy shteteve.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me aktivitetet e ardhshme të Kuvendit,
si dhe mundësitë dhe modalitetet për intensifikimin e dinamikës së bashkëpunimit tashmë
të vendosur ndërmjet dy parlamenteve. U theksua rëndësia e Partneritetit Strategjik dhe e
Marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetja e mëtejshme e Mbretërisë së Bashkuar për agjendën evropiane të Republikës së
Maqedonisë së Veriut.

TAKIMI I KRYETARIT GASHI ME AMBASADOREN E SAPO EMËRUAR BRITANIKE, MAJA SIVANJANAM

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo