Gjenden marihuanë, kokainë dhe substanca pluhurore në disa lokacione në vend

Më 31.10.2026 dhe 01.11.2026, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë, substancë pluhurore me ngjyrë kafe, si dhe sende me mbetje të marihuanës. Në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra, pesë persona janë privuar nga liria ose janë ndaluar.
Në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, më 31.10.2026, në orën 13:10, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria D.P.H. (43) nga Gjermania, tek i cili gjatë kontrollit të bagazhit personal është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Po atë ditë, në orën 16:00, është privuar nga liria edhe S.M. (37) nga Gjermania, pasi gjatë kontrollit të një automjeti kamper „Opel“, me targa gjermane, me të cilin kishte udhëtuar, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Të dy personat janë dorëzuar në stacionin policor për veprime të mëtejshme.
Në Shkup, në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë të SPB Shkup e privuanr nga liria T.I. (35) nga Shtipi, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 31.10.2026, në orën 21:20, SPB Shkup është njoftuar se në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues, Burgu „Idrizovë“, gjatë kontrollit të katër personave të dënuar, janë gjetur dhe sekuestruar 54 paketime me substancë pluhurore me ngjyrë kafe.
Po atë ditë, në orën 21:00, në rrugën lokale fshati Bogovinë – fshati Sellcë e Keqe, zyrtarë policorë të SP Kamjanë kanë ushtruar kontroll në një automjet të parkuar të udhëtarëve „BMV“, me targa të Tetovës, ku tek E.A. (37) nga fshati Bogovinë është gjetur kokainë.
Ai është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor.
Më 01.11.2026, në orën 02:40, në rrugën „Partizanska“ në Ohër, është ndaluar C.V. (18) nga një fshat i Strugës, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sende me mbetje të marihuanës.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të paraqiten kallëzime përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo