Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.
“Keni dështu”, “Albin Out”, ishin pankartat që mbanin në duar disa protestues.
Organizatori Durim Aliu kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
“Kjo protestë është organziaur me kërkuar dorëheqjen e Kurtit që vetëm të këqija i ka sjellë këtij vend”, tha ndër të tjera ai.