Lituania planifikon rekrutimin ushtarak universal nga viti 2032





Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda zbuloi të enjten planet për vendosjen e rekrutimit universal ushtarak në vitin 2032, sipas transmetuesit publik LRT, transmeton Anadolu.

Masa do të rrisë numrin e të rinjve që kërkohen për të shërbyer në ushtri mes shqetësimeve në rritje të sigurisë, u tha Nauseda gazetarëve.

Numri vjetor i të rinjve të thirrur për shërbimin ushtarak pritet të rritet nga mbi 5.000 aktualisht në rreth 7.500 sipas sistemit universal të rekrutimit, duke marrë parasysh tendencat demografike dhe përjashtimet mjekësore, vuri në dukje presidenti.

Nauseda se tha se vendosja e objektivit për vitin 2032 do t’i lejonte Lituanisë kohë të mjaftueshme për të zgjeruar objektet e akomodimit të rekrutuarve dhe për të trajnuar numrin e kërkuar të instruktorëve.

Ai shtoi se gratë do të mbeten të pranueshme për të shërbyer në forcat e armatosura në baza vullnetare.

Kryeministri Mindaugas Sinkevicius tha se qeveria fillimisht kishte kërkuar të prezantonte rekrutim universal më shpejt, por ra dakord të vononte tranzicionin deri në vitin 2032 pas rekomandimeve nga ushtria.

“Mund të thuash se ka vullnet politik, por në të njëjtën kohë ekziston çështja e gatishmërisë së ushtrisë. Ushtria ka deklaruar qartë se do të jetë gati deri në vitin 2032”, u tha Sinkevicius gazetarëve pas një takimi të Këshillit Shtetëror të Mbrojtjes.

Ai shtoi se përgatitjet do të përfshijnë trajnimin e rreth 300 instruktorëve dhe ndërtimin e objekteve të përshtatshme akomoduese për rekrutët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo