Mickoski: Ne jemi fqinjë me Serbinë, por mua më intereson Maqedonia dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore
„Me bartësin e listës kam biseduar diku rreth mesditës, rreth orës 12:00, nuk prisja që gjithë këtë ta shndërroj në estradë, se duhet të thosha se ja, kam biseduar“, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin „Vetëm intervistë“ në TV Kanal 5, në përgjigje të pyetjes lidhur me zgjedhjet në Serbi.
„Më shumë do të thosha se bëhej fjalë për një bisedë protokollare, pasi unë nuk e njoh zotërinë Srdanoviq, i cili është bartës i listës që fitoi zgjedhjet. Ne jemi fqinjë, interesat tona janë çështjet tona të brendshme. Shpresoj që në të ardhmen të kemi bashkëpunim edhe më të mirë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Ajo që më intereson më së shumti në këtë drejtim janë marrëdhëniet bilaterale në fushën e ekonomisë. Vlerësoj se mund ta rrisim edhe më shumë potencialin aktual“, theksoi Mickoski.
I pyetur nëse kishte biseduar me Aleksandar Vuçiqin dhe për marrëdhëniet me partinë simotër në Serbi, Mickoski u përgjigj se atë e interesojnë konkretisht Maqedonia dhe VMRO-DPMNE-ja.
„Ne kemi marrëdhënie të tilla siç kanë dy parti simotra, siç kemi me HDZ-në, me GERB-in, me cilëndo parti simotër, me CDU-në dhe CSU-në nga Gjermania, me partinë SDS të Janshës nga Sllovenia. Kudo që më kërkohet të ndihmoj, ne do të japim mbështetjen tonë. Nuk kam biseduar me të, por kjo nuk do të thotë se nuk do të bisedoj. Supozoj se do të bisedojmë kur të takohemi në kuadër të Partisë Popullore Evropiane“, tha Hristijan Mickoski në emisionin „Vetëm intervistë“ në TV Kanal 5.