Kurti pranon raportet nga Gërvalla e Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt





Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Sipas njoftimit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje, së bashku me ministrat përkatës, për të sqaruar historikun dhe rrjedhën e rastit, si dhe për të identifikuar lëshimet e mundshme, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë institucionale.

Në fokus të shqyrtimit do të jenë të gjitha veprimet dhe trajtimet institucionale që lidhen me rastin.

Lidhur me këtë çështje dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media të premten, në orën 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo