“Burgosne Farukun”, protestuesit kërkojnë burgimin e togerit Faruk Muqolli pas publikimit të komunikimit me Arlinda Zekajn





Protestuesit në Prishtinë kanë kërkuar shkarkim e burgim për togerin e Policisë së Kosovës, Faruk Muqolli, pasi u publikua një video e komunikimit mes të ndjerës Arlinda Zekaj dhe tij, derisa ajo po i kërkonte atij të ndërmerrte veprimet lidhur me rastin e saj.

Aty, Muqolli ndër të tjerash i kishte thënë viktimës, se ‘’nuk e ka obligim të merret me të’’.

Muqolli është një ndër 11 zyrtarët policorë të suspenduar sot për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ndërkohë, në Prishtinë po protestohet për të dytën ditë me radhë duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Protestuesit para Minsitrisë së Drejtësisë kërkuan dorëheqjen e Donika Gërvallës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo