Shasivari – Grigoryan: Angazhim i përbashkët për drejtësi më të qasshme dhe avancimin e ndihmës juridike falas





Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigoryan, ku u diskutua për përmirësimin e ndihmës juridike falas dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve juridike, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e qasjes së barabartë në drejtësi si një nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke nënvizuar se mbrojtja juridike duhet të jetë e qasshme për çdo qytetar.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e partneritetit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe UNDP-së në zbatimin e aktiviteteve që synojnë përmirësimin e sistemit të ndihmës juridike falas.

Synimi i përbashkët është që përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave të kontribuohet në një sistem më efikas të ndihmës juridike dhe në rritjen e besimit të qytetarëve te institucionet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo