​Nis protesta në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt





Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur protesta që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Në protestë janë të pranishëm edhe familjarët e Arlinda Zekajt.

Protestuesit bënë thirrje: “Na nuk jemi vetë, e kena njana-tjetrën”, “Liri, barazi, solidaritet” dhe “Shteti i ka duart me gjak”, ndërsa në mesin e pankartave është edhe mesazhi: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.

Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës. Kunati i saj, i dyshuar për këtë vrasje, është arrestuar mbrëmë në orë të vona, ndërsa më parë është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo