Avni Ahmeti nderohet me titullin “Ambasador i Paqes dhe i të Drejtave të Njeriut”





Drejtori i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ahmeti, është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes dhe i të Drejtave të Njeriut” nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, me seli në Angli.

Ahmeti ka shprehur krenarinë dhe mirënjohjen për këtë vlerësim, duke falënderuar veçanërisht Tahir Shabanin për rekomandimin dhe mbështetjen.

Ai e cilësoi këtë titull si një nder të veçantë, ndërsa shprehu mirënjohje për përkrahjen e marrë në këtë proces.

“Krenar që u nderova me titullin Ambasador i Paqes dhe i Drejtave të Njeriut nga organizata Global Socio-Economic and Financial Evolution Network, me seli në Angli
Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të veçantë për rekomandimin dhe përkrahjen e mikut të çështjes shqiptare, Tahir Shabani, Ambasador dhe Lider për Paqen Botërore, si dhe President i Institutit në Europë” ka shkruar Ahmeti pas marrëjes së çmimit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo