Hetimet për aeroportin e Vlorës/ Biznesmeni Behgjet Pacolli: Në SPAK kam denoncuar padrejtësitë që më janë bërë!





Ka dalë nga SPAK pas 7 orësh biznesmeni Behgjet Pacolli, që u thirr si person në dijeni në lidhje me atë që ka ndodhur në aeroportin e Vlorës, një çështje që aktualisht po hetohet nga prokuroria speciale, ndërkohë që është kanë nisur procedurat për arbitrazhin. Në dalje të SPAK, Pacolli foli shkurt për gazetarët duke përmendur padrejtësitë që i janë bërë në lidhje me aeroportin.

“Vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë tani në lidhje me aeroportin e Vlorës” u shpreh biznesmeni i MABCO.

Avokati i MABCO, Eduart Halimi tha se Pacolli u thirr në SPAK si person në dijeni, ndërkohë që çështja është aktualisht në arbitrazh.

“Z.Pacolli u thirr sot nga prokuroria dhe u paraqit si person në dijeni për atë që ka ndodhur dhe që po ndodh në aeroportin e Vlorës, për shkak të hetimeve intensive të cilat po kryhen rreth kësaj çështjeje. Dhe çështja është në gjykatën e arbitrazhit siç ju e dini. Komente të tjera nuk mund të japim.” u shpreh Halimi.

Kompania Mabco e Pacollit ka bërë një denoncim në SPAK së fundmi në lidhje me regjistrimin e 47% të aksioneve nga ana e zyrtarëve të Qendrës Kombëtare të Biznesit për kompaninë 2A të Valon Ademit. Më herët, Mabco i është drejtuar disa herë SPAK-ut me denoncime dhe me thirrje publike për t’u thelluar në hetime për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në rrëmbimin e konçensionit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo