Dhunë në familje në Strugë, arrestohet 49-vjeçari





Një 49-vjeçar nga Struga është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes së tij, raporton Tetovasot.

Sipas policisë, më 25 tetor 2026, rreth orës 21:00, policia e Strugës e ka privuar nga liria M.D. (49), pas një denoncimi për dhunë në familje.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, bën të ditur Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo