Të shtëna me armë pranë një universiteti në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur





Njëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në mbrëmje pranë stadiumit Bragg Memorial, në Universitetin Florida A&M, në Tallahassee të Floridës, SHBA.

Shefi i policisë lokale, Lawrence Revell, bëri të ditur se mes të plagosurve janë gjashtë të mitur, përfshirë një djalë 11-vjeçar, si dhe një student i universitetit.

Sipas raportimeve të CNN, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime serioze. Tetë persona të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme, sipas autoriteteve.

Sipas vlerësimeve paraprake të policisë, të shtënat mund të kenë ardhur si pasojë e një konflikti mes dy ose tre personave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo