Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dëshirën për të rikthyer marrëdhëniet ekonomike me Moskën dhe Kievin, pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Do të dëshironim të riktheheshim në një situatë ku Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje, në mënyrë që të mund të bëjmë biznes me të dyja”, deklaroi Trump për gazetarët në Florida, përpara nisjes drejt Xhorxhias.
“Sigurisht që do të bëjmë biznes si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë, pasi kjo luftë të përfundojë”, shtoi presidenti amerikan.
Trump ritheksoi interesin e Shteteve të Bashkuara për të rivendosur marrëdhëniet ekonomike me të dyja vendet pas përfundimit të konfliktit, duke vënë në dukje rëndësinë e një marrëveshjeje për rikthimin e bashkëpunimit tregtar.