Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, një qytetar shtrihet para autobotit të policisë
Një qytetar është shtrirë përpara autobotit të policisë gjatë tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe efektivëve para Ministrisë së Arsimit
Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë,
Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën me kazanë mbeturinash, të cilëve u kanë vënë flakën përpara efektivëve të policisë. Më pas, ata kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë.
Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur autobotin me ujë, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, mes tensioneve, një qytetar është shtrirë përpara autobotit të policisë, në një moment që ka tërhequr vëmendjen e protestuesve dhe efektivëve të pranishëm në vendngjarje.