Privohet nga liria 40-vjeçari nga Gostivari pranë Qafë Thanës, kapet me rreth një kilogram marihuanë
MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të tij, janë gjetur një kilogramë lëndë narkotike.
“Më 21.10.2026 në orën 20:50, pranë pikës kufitare Qafë Thanë, në zonën e Strugës, oficerët e Ekipit Mobil “Task Force” në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Frangovë, kanë ndaluar B.B. (40) nga Gostivari.
Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për të shtypur trafikimin e paligjshëm të drogës, personit iu gjet një qese e zezë që përmbante rreth një kilogram marihuanë.
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë u njoftua për ngjarjen.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër do të ngrejë kallëzim penal përkatës kundër personit”, thonë nga MPB.