MESSI SHKËLQEN ME DY GOLA/ Inter Miami fiton 3-1 në transfetë ndaj Atlanta United

Lionel Messi vazhdon të dhurojë spektakël në kampionatin amerikan, duke udhëhequr Inter Miamin drejt një tjetër fitoreje. Argjentinasi realizoi dy gola brenda katër minutash, në suksesin 3-1 në transfertë ndaj Atlanta United, duke konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer në kampionatinamerikan.

Lionel Messi vijon të jetë protagonist me Inter Majemin në kampionatin amerikan të futbollit. Sulmuesi shënoi dy gola dhe dha një asist në fitoren ndaj Atlanta Junajtid. Inter Majemi e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0, pas golit të Berterame në minutën e 45-të, në një aksion ku Messi dha kontributin e tij me asist.

Pas pushimit, ylli argjentinas mori skenën kryesore. Në minutën e 56-të, Messi, dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me të majtën.

Vetëm katër minuta më vonë, 39-vjeçari goditi sërish. Këtë herë, pas një aksioni të shpejtë të nisur nga Luis Suárez, Messi përfitoi nga hapësira dhe mposhti për herë të dytë portierin e Atlanta Junajtid.

Vendasit arritën të shënonin golin e nderit në minutën e 89-të, nga pika e bardhë e penalltisë, por pa ndryshuar fatin e takimit.

Me këtë dygolësh, Messi shkon në kuotën e 25 golave në kampionatin amerikan, duke kryesuar renditjen e golashënuesve të MLS-së. Ai regjistroi gjithashtu asistin e tij të 15-të sezonal, duke u bërë lojtari i parë në historinë e ligës që arrin të paktën 15 asiste në tri sezone radhazi. Inter Miami siguroi kështu fitoren e tretë radhazi, ndërsa shkon në kuotëne 55 pikëve, në vend të tretë, po aq sa Vankuver në vend të dytë, por ka një diferencë prej 12 pikësh me kreun që mbahet nga Nashvil.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo