Dy shtetas turq, të moshës 36 dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për tentim-vrasje, pasi së bashku me një person të tretë kanë sulmuar dy persona me mjet të mprehtë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen Karposh, ku dy viktimat, të dy 26-vjeçarë dhe shtetas turq, kanë marrë lëndime nga sulmi.
Në banesë ndodheshin edhe dy gra. Pas incidentit, të dyshuarit janë larguar, por policia ka arritur t’i lokalizojë dhe arrestojë dy prej tyre në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup.
Ndaj dy të arrestuarve është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit të tretë të përfshirë në rast.