U kap nga “radari special” duke fluturuar me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë!, arrestohet motoristi 27-vjeçari nga Gostivari





Njësia mobile e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me automjetin special policor për kapjen e shkelësve në trafik, ka zbuluar një motoçiklist që po lëvizte me shpejtësi prej 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h.

Ngjarja ka ndodhur sot (15.10.2026), në orën 16:20, kur policia ka regjistruar motoçikletën „Yamaha“ me targa të Gostivarit, duke lëvizur me shpejtësi 108 km/h mbi kufirin e lejuar.

Drejtuesi i motoçikletës, V.B. (27) nga Gostivari, është privuar nga liria për shkak të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat përkatëse dhe ndaj tij do të zhvillohet procedurë në përputhje me ligjin.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në trafik me automjetet speciale policore në të gjithë territorin e vendit, me qëllim zbulimin dhe ndëshkimin e shoferëve të papërgjegjshëm dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Nga MPB-ja u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe kufizimet e shpejtësisë, pasi tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për pronën, shëndetin dhe jetën e njerëzve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo