VMRO zgjedh 59 kryetare të Unionit të Grave, ja kush do t’i drejtojë komitetet komunale

Komiteti Ekzekutiv i Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale politike dhe ekonomike, çështjet kadrovike, si dhe për forcimin e mëtejshëm organizativ dhe programor të Unionit.

Gjatë mbledhjes, njëzëri është miratuar Deklarata për avancimin e pjesëmarrjes aktive të grave dhe forcimin e kulturës demokratike në parti dhe në shoqëri. Kjo deklaratë ishte promovuar më 14 shtator, në kuadër të aktivitetit kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Me miratimin e saj është konfirmuar angazhimi për përfshirje më të madhe të grave në proceset politike.

Sa u përket vendimeve kadrovike dhe intervistave të zhvilluara për përzgjedhjen e kryetareve të reja të komiteteve komunale të Unionit të Grave, Komiteti Ekzekutiv ka zgjedhur këto kryetare:

Renata Tomeska – Makedonski Brod

Vera Velinova – Aerodrom

Lençe Nikolovska – Kisella Vodë

Violeta Bllazhevska – Sopishtë

Diana Ristovska Dodevski – Qendër

Katerina Jakimovska – Karposh

Gabriela Todorçeva – Saraj

Doce Pavlova – Çair

Karolina Naskovska – Butel

Maja Miserovska – Çuçer Sandevë

Brankica Dukovski – Gjorçe Petrov

Marija Zhivaçki – Kumanovë

Suzana Dimkoviq – Nagoriçan i Vjetër

Marija Sotirov Pulkovska – Pehçevë

Andrijana Ilievska Velkovski – Dellçevë

Antigona Postolovska – Kamenicë e Maqedonisë

Elena Pavlova – Vinicë

Snezana Haxhi Paunova – Koçan

Jadranka Simionova – Zërnovcë

Vesna Mitevska – Petrovec

Svetllana Slezhenkovska – Ilinden

Tamara Jovanova – Çeshinovë-Obleshevë

Dobrilla Çerkezova – Shtip

Elizabeta Stojanova – Karbinc

Frosina Gjorgjieva – Sveti Nikollë

Aleksandra Naunova – Probishtip

Emilija Jakimovska Ristovska – Kriva Pallankë

Biljana Nikolovska – Rankovcë

Snezana Boshevska – Veles

Marijana Trajkovska – Çashkë

Julija Tarabunova – Radovish

Ivana Dujovska Atanasov – Konçe

Pale Galeva – Strumicë

Anita Bozhinova – Bosillovë

Elena Shopçeva – Bogdanc

Liljana Arsova Mitrova – Negotinë

Marija Katarova – Demir Kapi

Gjurgjica Aleksova – Kavadar

Trajanka Rizova – Rosoman

Andrijana Çelibitova – Prilep

Svetllana Adzioska – Krivogashtan

Margarita Gruevska – Mogillë

Natasha Markovska – Manastir

Mençe Andreva Markoska – Dollnen

Maja Pavllovska – Resnjë

Katerina Stojanoska – Ohër

Biljana Stefanoska – Debërcë

Radmilla Mojsova Kikoska – Strugë

Aleksandra Velkoska – Vevçan

Elena Makarijoska Mileska – Demir Hisar

Cvetanka Poposka – Mavrovë-Rostushë

Sanida Muslioska – Dibër

Ruzhica Dimitrieska – Gostivar

Aleksandra Spiroska – Tetovë

Maja Zafiroska – Bërvenicë

Valentina Marçevska – Jegunoc

Emina Demeska – Studeniçan

Xhansu Rahman – Qendër Zhupë

Zhaklina Bogdanovska – Shuto Orizarë

Njëkohësisht, nga Unioni i Grave të VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se për herë të parë, në kuadër të komiteteve komunale të partisë, do të formohet Unioni i Grave edhe në Studeniçan, Qendër Zhupë dhe Shuto Orizarë.

Sipas Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, ky zhvillim paraqet një tregues të potencialit që kjo strukturë partiake synon ta zhvillojë dhe ta zgjerojë vazhdimisht.

Në periudhën e ardhshme, Unioni i Grave i VMRO-DPMNE-së do të vazhdojë me mobilizimin aktiv dhe me vendime të reja kadrovike edhe në komitetet e tjera komunale, me qëllim të forcimit të organizimit dhe zbatimit të politikave që, sipas tyre, janë në interes të qytetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo