Toshkovski: Mirënjohja nga FBI është konfirmim i punës së policisë së Maqedonisë





Mirënjohja publike nga Byroja federale e hetimeve (FBI) për rezultatet e policisë së Maqedonisë është konfirmim se përkushtimi, profesionalizmi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar japin rezultate konkrete, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në Fejsbuk.

Duke iu referuar arrestimit të suksesshëm të administratorit të platformës kriminale OLVX, të realizuar në bashkëpunim me FBI-në, Toshkovski thekson se rasti konfirmon kapacitetet operative të policisë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional.

“Arrestimi i suksesshëm i administratorit të platformës kriminale OLVX i kryer në bashkëpunim me FBI-në, tregon se policia e Maqedonisë ka kapacitetin operativ për të qenë partner i barabartë dhe i besueshëm në luftën kundër krimit kibernetik transnacional”, thekson Toshkovski.

Ai thotë se është krenar për punën e oficerëve të policisë që morën pjesë në aksion, duke theksuar se ekspertiza dhe përkushtimi i tyre janë çelësi i suksesit të arritur.

“Jam veçanërisht krenar për oficerët tanë të policisë, ekspertiza dhe përkushtimi i të cilëve janë pas këtij suksesi. Kjo mirënjohje është për ta dhe është detyrimi ynë të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e policisë së Maqedonisë dhe të justifikojmë besimin e partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Toshkovski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo