Rënie drastike e çmimit të dizelit në BE





Çmimi mesatar i dizelit në vendet e Bashkimit Evropian ka shënuar rënie të lehtë këtë javë, duke zbritur për 9 centë, në 2,15 euro për litër, pas katër javësh radhazi me çmime rekord.

Sipas analizës së të dhënave të vendeve anëtare, të dorëzuara në Komisionin Evropian, vetëm Qiproja ka regjistruar një rekord të ri javor të çmimit të dizelit, ndërsa javën e kaluar rekorde të tilla ishin shënuar në 12 shtete anëtare.

Para përshkallëzimit të konfliktit me Iranin në shkurt, çmimi mesatar i dizelit në BE ishte 1,59 euro për litër. Rritja e mëvonshme lidhet kryesisht me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit në nivel global, si dhe me ndërprerjet në furnizimin me naftë.

Në rritjen e çmimeve kanë ndikuar edhe sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse.

Presioni mbi tregun është zbutur pjesërisht pas vendimit të vendeve të G7-s për të liruar 100 milionë fuçi naftë bruto dhe produkte nafte nga rezervat strategjike, gjatë një periudhe katërmujore. Vendet kanë rënë dakord gjithashtu të mos vendosin ndalim të eksporteve të dizelit.

Megjithatë, pavarësisht rënies së fundit, çmimi mesatar i dizelit në BE mbetet dukshëm më i lartë se në shkurt, duke reflektuar ndikimin e krizës gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare të energjisë. (INA

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo