Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev foli në programin dedikuar edukimit të udhëheqësve të alrtë në administratën publike italiane, i cili realizohet në kaudër të Akademisë nacionale për administratë publike të Italisë (SNA), ku morën pjesë mbi 100 udhëheqës.
Siç kumtoi Ministria e Administratës Publike (MAP), Minçev e prezantoi reformën që po zbatohet në fushën e zhvillimit profesional të nëpunësve administrativë, me fokus të veçantë në vendosjen e Akadmeisë për zhvillim profesional të nëpunësve të administratës.
“Ambicia jonë është Akademia të jetë më shumë se një vend ku njerlzit thjeshtë vizitojnë trajnime. Dëshirojmë që ajo të bëhet platformë për zhvillim të vazhdueshëm profesional, lidership, këmbim të përvojave dhe ndërtim të kompetencave që i kërkon administrata bashkëkohore publike evropiane”, theksoi Minçev.
Ai theksoi se Maqedonia në vendosjen e sistemit të ri nuk dëshiron të mbështetet vetëm në përvojën e vet, por të mësijë në mënyrë aktive nga institucionet evropiane me traditpën shumëvjeçare në zhvillimin profesional të administratës publike.
Minçev foli edhe për reformën e sistemit të pozitave të larta udh[heqëse në Maqedoni. Ai theksoi se Ligji për udhëheqës të lartë, i miratuar paraprakisht këtë vit, do të fillojë të zbatohet nga tetori 2026, me qëllim që të përforcohen profesionizmi, meritat dhe përgjegjësia gjatë zgjedhjes dhe emërimit të udhëheqësve të lartë në institucionet publike.
Vizita në Akadmeinë nacionale për administratë publike në Itali është pjesë e aktiviteteteve të ministrit Minçev në kuadër të vizitës zyrtare në Romë, ku u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim mes Ministrisë së Administratës Publike të RMV-së dhe Sektorit për administratë publike pranë Kryesisë së Këshillit të ministrave të Republikës së Italisë.