Janevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim që t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë dhe ta përdorin atë në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme





Mësimdhënësit dhe shkollat më të suksesshme, pas trajnimit 9-nëntëmujor për inteligjencën
artificiale, morën certifikata. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i realizoi trajnimet në
bashkëpunim me Brainster Next.
„Ju përgëzoj për përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të mësuar diçka të re dhe për t’ua
përcjellë atë njohuri nxënësve tuaj. Për t’i ndihmuar ata ta përdorin inteligjencën artificiale në
mënyrë të drejtë, të përgjegjshme dhe për qëllime të duhura. Ndërsa dhjetë prej jush shkuan
edhe një hap më tej dhe sot janë ambasadorët tanë të arsimit për inteligjencën artificiale“, tha
ministrja Vesna Janevska gjatë ndarjes së mirënjohjeve.
Duke theksuar se inteligjenca artificiale hap mundësi të mëdha, por njëkohësisht sjell me vete
edhe rreziqe, Janevska shtoi se dija është mbrojtja e vetme dhe se për këtë arsye, së bashku
me Brainster Next dhe disa institucione të tjera të arsimit të lartë, kanë filluar trajnimet për
mësimdhënësit.
„Mësimdhënësve u nevojiten njohuri me të cilat do ta avancojnë punën e tyre dhe do t’i
udhëheqin nxënësit përmes mundësive dhe sfidave që sjell inteligjenca artificiale.
Falënderime për ekipin e Brainster Next, i cili i mësoi se si ta përdorin atë, në mënyrë që të
jenë më kreativë dhe të sjellin risi në procesin mësimor. Për mësimdhënësit është e
rëndësishme që njohuritë e fituara t’i ndajnë me kolegët, por edhe të vazhdojnë t’i thellojnë
dhe t’i zhvillojnë më tej“, theksoi Janevska.
„Inteligjenca artificiale tashmë po e ndryshon arsimin dhe kjo është një realitet që nuk mund
ta anashkalojmë“, tha ministrja, duke theksuar nevojën për mësimdhënës të përgatitur, të cilët
do t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë dhe ta përdorin siç duhet inteligjencën artificiale, duke
ruajtur njëkohësisht mendimin kritik dhe kreativitetin dhe, çka është më e rëndësishmja, duke
e përdorur atë në mënyrë etike, të përgjegjshme dhe me vetëdije.
„Nxënësit duhet të zotërojnë teknologjinë, por njëkohësisht të dinë se si ta zbatojnë atë në
mënyrë të përshtatshme, të aftësohen për të verifikuar informacionet dhe, në përgjithësi, t’i
përdorin me përgjegjësi dhe në mënyrë të mençur të gjitha mjetet digjitale“, theksoi ministrja
Janevska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vayhdoj me zbatimin e aktiviteteve të orientuara drejt
integrimit të zhvillimeve bashkëkohore teknologjike në procesin edukativo-arsimor, me
qëllim që mësimdhënësit t’i përdorin ato për rritjen e cilësisë së arsimit.

Janevska: I trajnojmë mësimdhënësit për përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim që t’i ndihmojnë nxënësit ta kuptojnë dhe ta përdorin atë në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo