Çdo gjë nga pasuria ime qē kam fituar me djers e jap për Grubin!





Pas deklaratës së bërë nga Asllan Koka, një tjetër mbështetës i Artan Grubit ka dalë publikisht me një qëndrim të ngjashëm informon Tetovasot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Uka Shaqiri ka deklaruar se është i gatshëm të vendosë në dispozicion të Artan Grubit gjithë pasurinë që, sipas tij, e ka ndërtuar me mundin dhe djersën e tij.

“Çfarëdo që kam ndërtuar me mundin tim, pronë, pasuri dhe çdo gjë tjetër që mund ta vë në dispozicion, jam i gatshëm ta vë në dispozicion të Artan Grubit, sepse ky është besimi im personal,” ka shkruar Shaqiri.

Ai thekson se qëndrimi i tij nuk lidhet me interes personal apo përfitim.

“Nuk e them këtë për një postim, për një fotografi apo për një interes. E them sepse besoj se njeriu nuk braktiset vetëm pse mbi të bien akuza dhe presion,” është shprehur ai.

Në fund të reagimit të tij, Shaqiri shton se beson se koha do të tregojë të vërtetën.

“Koha do ta ndajë të vërtetën nga propaganda. Deri atëherë, unë e mbaj qëndrimin tim dhe përgjegjësinë për fjalët e mia. Artan Grubi nuk është vetëm. Pas tij qëndron një ushtri njerëzish që nuk e kanë harruar punën, kontributin dhe atë që kanë besuar tek ai,” ka shkruar Uka Shaqiri.Tetovasot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo