Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Klan Kosova





Sulmohet ekipi i emisionit Kiks në Klan Kosova
Një ekip i emisionit ‘Kiks Kosova’ në Klan Kosova është sulmuar para pak kohësh gjatë kryerjes së detyrave profesionale.

Nga informacionet e deritanishme, ekipi ka qenë në terren në një lagje të Ferizajt, kur dy automjete tjera ua kanë bllokuar rrugën derisa ishin në lëvizje me automjetin e punës.

Së paku tre persona kanë dalë nga këto vetura dhe e kanë sulmuar ekipin fizikisht, ndërsa ua kanë marrë edhe kamerën.

Të lënduar kanë mbetur dy anëtarët të ekipit të cilët janë duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt.

Ekipi në ato momente nuk ka qenë duke kryer xhirime, por ka qenë në lëvizje me automjet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo