Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është zotuar publikisht se nëse zgjidhet sonte presidenti i Kosovës zgjidhet sonte, Projektligji për Dhomat e Specializuara do të kalojë në lexim të dytë paraditen e së enjtes.

Kurti tha se kështu respektohet rregullorja dhe kryhen dy çështjet, raporton Klankosova.tv

“Ta zgjedhim presidentin sonte dhe publikisht zotohem se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se deri më tani nuk ka folur në takimet mes partive, pasi, sipas tij, ka pasur vullnet për të arritur marrëveshje.

Megjithatë, ai akuzoi PDK-në dhe kryetarin e saj, Bedri Hamza, se kanë vendosur kushte dhe kanë refuzuar takimin.

Ai përmendi edhe votimin e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, duke thënë se ajo nuk do të mund të zgjidhej pa votat e deputetëve të Vetëvendosjes.

“Ju e dini që unë s’kam folur deri më tash në këto takime që kemi pasur. Kam pasur dhe dua marrëveshje. Por tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohet me ne, prandaj edhe s’na mbetet rrugë tjetër po t’ju drejtohemi kësisoj. Si të kërkohet marrëveshje pa takim, pa diskutim. Ne ua kemi votuar edhe Vlora Citakun, meqenëse pa votat tona nuk mund të zgjidhej. Në anën tjetër, nënkryetari jonë Ardian Gola nuk kishte nevojë për votat e PDK-së.

E votuam deklaratën për vendimin në Hagë, e thirrëm seancën e jashtëzakonshëm. Ne e thirrëm, ata nuk do të mund ta thirrnin dhe e vendosëm të parin projektligjin për Dhomat e Specializuara. Këto janë veprime konkretë qe dëshmojnë gatishmërinë tonë. Tash s’duan as të takohen dhe vendosin kushte.

Tash e dy vjet i kam ftuar në takim, zakonisht kanë refuzuar. Para tri jave filluan të vijnë. Sot refuzojnë takime, bashkëpunimin e marrëveshje. Kërkojnë nga VV 53 vota, a vetë s’janë as gjysa e VV-së. Na 62 si mazhorancë, ata 22. Sillen sikur e kanë një mbështetjet qytetarë, që nuk e kanë marrë. Marrëveshja nuk bëhet duke refuzuar dialogun.” /Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo