Dy shoferë pa patentë ndalohen brenda pak orësh në Gostivar





GOSTIVAR – Policia e Gostivarit vazhdon kontrollet intensive në komunikacion, raporton Tetovasot.

Fillimisht u arrestua A.F. (25) nga Vrapçishti, i cili drejtonte një automjet Kia pa patentë shoferi.

Vetëm pak orë më vonë u ndalua edhe M.L. (48), i cili drejtonte një Mitsubishi pa të drejtë drejtimi.

Tetovasot raporton se në të dy rastet automjetet janë konfiskuar dhe do të ngrihen kallëzime penale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo