Jozefin Marku reagon pas ndryshimit të masës së sigurisë: “Ma ndriçon rrugën edhe kur bëhet errësirë”
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku, duke e zëvendësuar atë me masën “detyrim paraqitjeje”, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Pas këtij vendimi, Marku ka reaguar në rrjetet sociale, ndonëse pa iu referuar drejtpërdrejt çështjes gjyqësore apo masës së re të sigurisë.
Në një postim në “Instastory”, këngëtari ka publikuar një fotografi të tij, të shoqëruar me një mesazh me tone reflektuese dhe simbolike.
“Ka një diell që m’shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë. Ju dua”, ka shkruar Marku.
Në sfond të postimit, ai ka vendosur edhe këngën e tij “Ylli i mbrëmjes”, duke i dhënë reagimit një tjetër nuancë personale.
Jozefin Marku ishte arrestuar në fillim të shtatorit, pas publikimit të disa pamjeve filmike ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin në një incident të dhunshëm me Eduard Kuçin.
Ndryshimi i masës së sigurisë nuk përbën vendim përfundimtar mbi çështjen, ndërsa procedurat ligjore vazhdojnë.