Fury dhe Joshua përballen për herë të parë: “Face to Face” para duelit të madh





Tyson Fury dhe Anthony Joshua u përballën për herë të parë “Face to Face” në prag të duelit të shumëpritur mes dy ish-kampionëve të botës në peshat e rënda.

Përballja mes dy boksierëve zgjati më shumë se një minutë dhe u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, por njëkohësisht sportive. Në fund, të dy i dhanë fund përballjes me buzëqeshje, duke treguar edhe anën më miqësore të rivalitetit të tyre.

Fury dhe Joshua do të përballen në ring më 11 dhjetor 2026, në Principality Stadium në Cardiff të Uellsit, në një duel që do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo